Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar Jeta Rafunën shefe të grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Rafuna përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se kjo detyrë e re i jep ende përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për qytetin e Prishtinës.
Kujtojmë se sot është zgjedhur, Fehmi Kupina nga radhët e LDK-së.
Postimi i plotë i Rafunes:
E emëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi i asambleistëve të LDK-së nga sot do të ushtrojë poziten e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK- së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.