Përfaqësuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati iftarin e parë të këtij Ramazani e ka pritur në kuzhinën humanitare, të cilën e ka hapur kjo organizatë vite më parë në Prizren.
Kastrati në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se iftarin e parë e ka pritur në kuzhinën ku ushqehen 310 persona, shkruan Reporteri.net.
Kuzhina humanitare është hapur në Prizren më shumë se shtatë vjet, aty ofrohet ushqim falas për njerëzit në nevojë.
Postimi i plotë i Halil Kastratit:
“Agjërim të pranuar.
Iftari i parë në Kuzhinën tonë ku ushqehen 310 persona.
Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.