×
  • Lajme
  • Lajme

    Jetmir Rudi nga Malisheva po mbahet i lidhur në mal dhe i zhveshur

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 17:30

    Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij e kanë lajmëruar rastin në Polici, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.


    “Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, kanë deklaruar nga Policia e Gjakovës për Reporteri.net.

    Se Jetmir Rudi është rrëmbyer e vërtetojnë edhe fotot e dërguara në redaksi të TV Malisheva, ku shihet se Jetmir Rudi është i lidhur dhe i shtrirë në tokë dhe pothuajse i zhveshur.

    Policia është njoftuar për këto foto, dhe është duke u marr më rastin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!