×
  • Lajme
  • Lajme

    Jetoi për 29 vite në Gjermani, kosovari vendosë të kthehet të jetojë në Kosovë

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 12:23

    I njohur me nofkën Bushi, Ibrahim Islami tash e 29 vjet jeton së bashku me familjen në Gjermani.


    Mirëpo jeta e tyre do të marrë një drejtim tjetër. Ai ka vendosur që bashkë me familjen dhe fëmijët të kthehet për të jetuar në Kosovë.

    Edhe pse fēmijët e tij tash e sa kohë janë nëpër shkolla në Gjermani, sipas Bushit, tash e tutje ata do të vazhdojnë shkollimin dhe edukimin në Kosovë.

    Një vendim të tillë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook.

    “Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vjet bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani.

    Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.

    Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë. Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perendimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet. Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje”, ka shkruar Islami.

    https://www.facebook.com/ibrahim.b.islami/posts/3707780792579279

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!