×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq: Shtërpca do të jetë pjesë e Asociacionit

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 12:52

    Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, pas heqjes së banerit: “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” nga ana e Policisë së Kosovës në Shtërpcë tha se ky qytet do të jetë pjesë e Asociacionit.


    Në një postim në Twitter, ai shkruan se “pjesë dërrmuese e popullit serb në Shtërpcë e donte këtë pa mëdyshje, dhe me rastin e aksionit të mbrëmshëm në të cilin, sipas informacioneve nga terreni, mori pjesë edhe një serb nga radhët e policisë së Kosovës”.

    “Fatkeqësisht, ka edhe serbë, me emër dhe mbiemër, të cilët treguan mbrëmë se çfarë mendojnë për Asociacionin. Për fat të mirë, ata nuk kanë mbështetjen e popullit serb për politikën e tyre, sepse tjetër gjë janë fjalët, kurse diçka tjetër janë veprat”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!