Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur paraditen e sotme në Shqipëri. Rreth orës 10.00 avioni i saj është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në Rinas Merkel u prit nga shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka, ndërsa në Pallatin e Brigadave ishte vetë Edi Rama. Gjatë ceremonisë zyrtare pati edhe momente që nuk shkuan siç duhet.
Sapo mbërriti në Pallatin e Brigadave, përmes pamjeve të drejtpërdrejta u pa se truproja tentoi tre herë të hapte derën e Mercedesit të kancelares, por ajo ishte bllokuar.
Ndër të tjera, menjëherë sapo doli nga makina, Merkel u takua me kryeministrin Rama i cili prej disa minutash priste në këmbë. Kreu i qeverisë shqiptare i zgjati dorën ta takonte kancelaren gjemane, ndërsa ajo duke qeshur e përshëndeti me grusht.
Të dy iu drejtuan më pas trupës së Gardës së Republikës, ku u zhvillua ceremonia zyrtare. Ajo që ra në sy ishte se për herë të parë himni degjohet ulur nga dy personalitetet.
Newsbomb.al mëson se kancelarja Angela Merkel për shkak se është e sëmurë, kudo që shkon kërkon karrige për t’u ulur. Po ashtu, ulur qëndroi dhe kryeministri Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.