Tashmë është e qartë që LDK po kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicion me VV’në të jetë edhe posti i presidentit.
Por, në anën tjetër, përvec asaj se LDK e kërkon postin e presidentit, nuk është thënë zyrtarisht se kush do të jetë ai. Edhe pse në opinionin publik po thuhet se LDK postin e presidentit po e kërkon për Isa Mustafën, vetë partia asnjërherë deri sot nuk e ka deklaruar zyrtarisht këtë.
Posti i presidentit lirohet pas rreth një viti e gjysmë, dhe të riun do të duhej të zgjidhte legjislatura e ardhshme parlamentare. Në këtë legjislaturë shumicën e votave do ta kishin LDK dhe VV, dhe nëse këto dy parti arrijnë koalicion, atëherë do të mund ta zgjidhnin presidentin e ri.
Sot, në një postim të aktivistit të shoqërisë civile Ismet Kryeziu, për herë të parë po përmendet edhe emri i nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, si kandidat për president.
Kryeziu ka postuar një foto bashkë me Hazirin, me përshkrimin ‘Presidenti në ardhje’.
Ndoshta ky postim është bërë pak me humor, por brenda tij mund të ketë edhe një dozë të realitetit.
Haziri kishte hequr dorë nga kandidatura për kryetar të LDK’së, por tash ndoshta dëshiron që atë ta kompensoj me postin e presidentit të vendit, post të cilin LDK pretendon ta garantojë përmes marrëveshjes për koalicion me VV’në. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.