Komuna e Prishtinës ka shqiptuar gjobë 200 euro ndaj shoferit të një kamionete i cili kalon përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Dëmtimi i gjelbërimit, NDËSHKOHET!”, ka shkruar ai.
“Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të ndërsjellët dhe njëherit do të ndërmerr veprime ndaj kundërvajtësve të tillë, me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Bashkangjitur keni fotot dhe gjobën e shqiptuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.