Ish-komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i Komisionit Evropian, Johannes Hahn, përsëriti kritikën e shpeshtë të Bashkimit Evropian rreth lirisë së shtypit në Serbi, gjatë mbledhjes së forumit të organizuar nga BE-ja në Podgoricë të Malit të Zi.
Hahn që tani ka tjetër post në udhëheqësinë e re të BE-së që nis punën më 1 nëntor të këtij viti, u paraqit përmes lidhjes video në konferencën “Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor” dhe porositi se mesazhi i Bashkimit Evropian është i qartë se duhet përparim.
“Mesazhi i BE-së është shumë i qartë, nuk ka përparim në drejtim të proceseve të integrimit evropian pa lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes”.
Johannes Hahn shprehu keqardhje që nuk mund të jetë pjesëmarrës në debat për shkak të angazhimeve të tij në detyrën e re të caktuar në Komisionin Evropian.
Hahn që udhëhoqi komisionin për zgjerim të BE-së për pesë vitet e fundit ishte i zëshëm me kritikat ndaj pushtetit të Serbisë rreth lirisë së mediave në Serbi, që ishte edhe njëra prej kritikave kryesore të Raportit të Progresit të dorëzuar në muajin maj nga BE-ja për Serbinë.
Johannes Hahn tani do të udhëheqë Komisionin e Buxhetit dhe Administratës në BE prej 1 nëntorit.
Forumi BE – Ballkani Perëndimor “Ditët e Medias – BE” mbahet këtë vit në Podgoricë dhe organizohet nga Komisioni Evropian. Ky forum do të zgjasë nga 11 shtatori deri më 13 shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.