Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka bërë të ditur se është takuar me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në platformën “X”, ai ka publikuar fotografi nga dreka lamtumirëse me emisarin amerikan.
Tutje ai thotë se largimi i Escobarit së bashku me emisarin evropian, Miroslav Lajçak lënë boshllëk në Ballkan, në një kohë siç thotë ai të pasigurt.
“Dreka e përshtatshme lamtumirëse me Gabriel Escobar. Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, ka shkruar ai në “X”.
Appropriate farewell lunch with Gabriel Escobar at Ambar Balkans Restaurant. His departure, along with Miroslav Lajcak, leaves a significant void in the #Balkans at a precarious time. pic.twitter.com/CVhWDvvk5a
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) May 20, 2024
Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka përfunduar mandatin e tij në këtë detyrë.
Escobar, gjatë një bisede virtuale me gazetarë dy javë më parë, tha se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.