×
  • Lajme
  • Lajme

    Joseph reagon përsëri: Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje, krejt çka duhet është lidership

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 23:38

    Edhe njëherë ka reaguar Edward Joseph, profesor i Universitetit “Johns Hopkins”, pasi Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, i quajti “Fake news” disa deklarata të tij se “Thaçi e Vuçiqi vizituan Washingtonin për të diskutuar rreth një marrëveshjeje që bazë ka ndarjen e Kosovës”.


    “Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar Joseph në Twitter, transmeton Koha.

    Sipas Josephit, “Qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës”.

    Grenelli ka reaguar ndaj deklaratës së tij duke thënë se ky është “lajm i rremë”.

    “Lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në postimin e tij të fundit në Twitter.

    Ka reaguar pastaj edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se lajmet e rreme, nuk e ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në arritjen e, siç u shpreh ai, një marrëveshjeje historike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!