×
  • Lajme
  • Lajme

    Juncker porosi Kosovës e Serbisë: S’ka BE pa marrëveshje

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 8:39

    Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, ka thënë se nëse Beogradi dhe Prishtina nuk i zgjidhin marrëveshjet mes vete, nuk ka hyrje në Bashkim Europian, për asnjërën palë.


    “Unë kam qenë gjithmonë në favor të një dialogu konstruktiv midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtimin e duhur”, tha Junker në një konferencë shtypi me Kryeministrin Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug nëse ai mendon se deri në skadimin e mandatit aktual të KE mund të bëjë përparim në dialog.

    Ai u kërkoi Beogradit dhe Prishtinës të kenë më shumë njohuri për pozitën e palës tjetër.

    “Nëse kjo mosmarrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet, askush nuk do të ketë mundësinë për t’u bërë anëtare e BE.

    Ne nuk duam të imponojmë paqëndrueshmëri në BE, ne duam të eksportojmë stabilitet në këto vende apo çfarëdo që ju e quani atë “, përfundoi Junker.

    Kujtojmë se Junckerit, i skadon mandati tash me zgjedhjet që pritet të mbahen në parlament europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!