×
  • Lajme
  • Lajme

    Juristja e medias: Fushata e Blerim Velës ndaj mediave mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 14:57

    Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka kritikuar qasjen e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ndaj mediave.


    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fushata e Velës ndaj mediave mund të nxisë dhunë ndaj gazetarëve.

    “Me luftën personale speciale kundër mediave, Blerim Vela do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm presidentes Vjosa Osmanit, institucioni i së cilës është shembull i transparencës. Fushata e tij e pandalshme për të denigruar mediat dhe gazetarët -platformat e të cilëve i shfrytëzonte kur i duheshin- është e rrezikshme dhe mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve”, ka shkruar ajo.

    Postimi i saj i plotë:

    Me luftën personale speciale kundër mediave, Blerim Vela do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm presidentes Vjosa Osmanit, institucioni i së cilës është shembull i transparencës.

    Fushata e tij e pandalshme për të denigruar mediat dhe gazetarët -platformat e të cilëve i shfrytëzonte kur i duheshin- është e rrezikshme dhe mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve.

    Mënyra se si ai komunikon me gazetarë -komunikim të cilin e kam parë dhe është publikuar- është ofenduese dhe nënçmuese.

    Ai paguhet nga taksat tona dhe ka detyrim të japë llogari. Nuk i takon atij që t’i vlerësojë mediat ose të mundohet t’i frikësojë ata.

    Presidentja duhet urgjentisht ta ndalojë këtë fushatë të tij dhe të caktojë dikë tjetër për komunikim me media, në të kundërtën qasja e tij do të konsiderohet si qasje e presidentes ndaj mediave. Çmimin politik do ta paguajë ajo, jo Vela.

    Nëse flas me gjuhë të presidentes: regjia, nalja Twitterin Blerim Veles!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!