×
  • Lajme
  • Lajme

    Jusuf Buxhovi: Thaçi e ka hapur çështjen e kufijve për hesape të veta

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 21:43

    Historiani Jusuf Buxhovi, duke folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për lëvizjen e kufijve, ka deklaruar se një ide e tillë i ka bërë shumë dëm Kosovës tek partneret gjeostrategjik.


    A thotë se Serbia e shfrytëzoi këtë si mundësi për ta kthyer Kosovën në pikën zero.

    “Beogradi ka synim që Kosovën ta mbaj në gjendje të mjegulluar”, ka thënë ai për ktv.

    Ai thotë se Hashim Thaçi e ka hapur çështjen e kufijve për hesape të veta, por sipas tij, problemi i madh qëndron edhe tek skena politike.

    “Unë nuk mendoj që Haradinaj do ta hante këtë pazar sepse ai e dinë se amerikanët nuk e pranojnë. Është pozitive që ai iu kundërvu presidentit Thaçit”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!