×
  • Lajme
  • Lajme

    “Juve dhe Gjykatën Speciale kam me ju bo rrafsh me tokë” – mesazhi kërcënues që ngriti alarmin për bombë

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 11:45

    Kërcënimi me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor në Prishtinë ka ngritur në këmbë Policinë e Kosovës.


    Rruga “Luan Haradinaj” ku edhe ndodhet ky institucion është bllokuar me shirita të policisë.

    Mësohet se shkas ishte një telefonatë kërcënuese që kishte marrë roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

    Raportohet se telefonata kërcënuese kishte përmbajtjen” “juve dhe Gjykatën Speciale kam me ju bo rrafsh me tokë”

    Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

    Dyshime për bombë në qendër të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!