Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas deklaratës se në Bruksel ka pas dakordim të plotë për pesë kritere mbi të cilat do të shihet drafti i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Petkoviq ka thënë sot se pesë kritere as nuk janë përmendur fare në Bruksel.
“Një gënjeshtër e pastër nga Bislimi. Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për “pesë kriteret për Asociacionin” për të cilat ai flet sot. U fol për Statutin e Asociacionit dhe Ekipin Menaxhues”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Sipas Petkoviqit, Bislimi po i “sajon sërish gjërat, duket se ka dëgjuar atë që ka dashur, jo atë që thuhej”./Reporteri.net/
Чиста лаж Бисљимија! Ни речју у Бриселу није поменуто “пет критеријума за ЗСО” о којима данас прича. Причало се о Статуту ЗСО и Управљачком тиму.
Бисљими опет измишља, изгледа да је чуо оно што жели, а не што се говорило!
ЗСО може само у складу са споразумима из 2013. и 2015. https://t.co/2TPS8PPpTg— Петар Петковић (@PetkovicPetar) April 6, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.