Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, që kishte ndodhur më 16 janar 2018.
Gjyqtari i rastit, Valon Kurtishaj tha se pasi që nuk kanë bërë kërkesë zyrtare për përcjelljen e kësaj seance, mediat janë lejuar të marrim pamje ndërsa gazetarët janë lejuar të qëndrojnë në seancë por pa incizuar.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.