×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka përfunduar epoka e operacioneve për ribërjen e shteteve tjera”, Biden paralajmëron tërheqje tjera si nga Afganistani

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 19:04

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një publikim në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’ ka thënë se vendimi për tërheqje nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm më Afganistanin.


    Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.

    “Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.

    Tërheqja amerikane nga Afganistani kishte ardhur pas plot dy dekadash përpjekje për bërjen e Afganistanit shtet. Shumëkush e ka kritikuar si vendim, disa e kanë quajtur si dështim, megjithatë duket që Biden nuk e ka ndërmend të zmbrapset.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!