×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka 5 vite që është themeluar, sa është buxheti vjetor i Gjykatës Speciale?

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 22:52

    Dhomat e Specializuara veprojnë me mbështetjen e BE-së dhe shteteve të treta kontribuuese.


    Ka pesë vite që është themeluar Gjykata Speciale, që selinë e ka në Hagë.

    E tek në vitin 2020 ky institucion i drejtësisë ka mbajtur seancat e para.

    Para Gjykatësit të Procedurës Paraprake është paraqitur Salih Mustafa, në cilësinë e të akuzuarit.

    Ndërsa para gjykatësit Nicolas Guillou kanë dalur edhe krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Por, Nicolas Gillou nuk është gjyqtari i vetëm i kësaj gjykate.

    Kjo e fundit udhëhiqet nga kryetarja Ektareina Trëndafillova, ndërsa në regjistrin e kësaj gjykate janë edhe 21 gjykatës të tjerë.

    Në kuadër të Dhomave të Specializuara ekziston edhe zyra administrative, që udhëhiqet nga Fidelma Dolman, ndërsa bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë punojnë afro 170 persona.

    Aty përfshihen gjyqtarë, prokurorë, hetues e persona të tjerë qe veprojnë me mbështetje të BE-së.

    Derisa nuk dihen pagat e gjyqtarëve, prokurorëve e stafit mbështetës, ajo cfarë dihet është buxheti i tërësishëm.

    Gjyktata Speciale bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, kanë buxhet vjetor mbi 45 milionë euro.

    Këtë për T7 e kanë konfirmuar vet Dhomat e Specializuara.

    Buxheti i aprovuar për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Specialist që mbulon periudhën nga qershori 2020 deri në qershor 2021 është 45,045,000

    Ndërsa këto para nuk paguhen nga taksapaguesit e Kosovës.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar veprojnë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të treta kontribuese, të cilat përfshijnë Norvegjinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara.

    Bashkimi Evropian, gjithashtu ka ndarë një buxhet milionësh për misionin e EULEX-it, për të mbështetur punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!