Luftëtari Faton Gajtani, ka folur për karakterin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, të cilin e njohu personalisht, sepse bashkë kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Tiranë.
Gajtani tha se Adem Jashari ka qenë njeri gazmor, jo i mrrolur sic flitet për të. Gajtani tha se me Adem Jasharin kanë kënduar e vallëzuar me raste.
“Përveç fizikut, ka qenë njeri gazmor. Shpesh kur flitet për Adem Jasharin, flitet për një hero sikur ishte i mrrolur. Ka qenë gazmor në fakt, korpulent, shoqërues, kemi vallëzuar e kënduar mbrëmjeve”, është shprehur Gajtani.
Tutje, Gajtani foli edhe për grupin e Drenicës, pjesë e së cilit ishin Ilaz Kodra, Murat Jashari e të tjerë.
“Ka qenë normal, por veprat i ka pasur pak më ndryshe se të tjerët. Grupi i Drenicës ishte pak më i organizuar sesa ne”, tha Gajtani në Frontal në T7.
“Adem Jashari, Murat Jashari, Sahit Jashari, Adem Dërguti… Ilaz Kodra, i cili me grupin e Drenicës, është dalluar”, shtoi Gajtani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.