Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendosë reciprocitetin me Serbinë.
“Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendos reciprocitetin sepse i nxjerr telashe të mëdha vetes. Nëse ka vendos Kurti me qeverisë qetë për katër vite, nuk do të bëjë veprime që ia cenojnë stabilitetin e tij vetëm nëse është i interesuar të heq dorë e të mos vazhdojë tutje”, tha Kabashi në Politiko të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se në fund të qeverisjes Kurti 1, ai e vendosi reciprocitetin dhe ia la si ‘patate të nxehtë’ në duar ish-kryeministrit, Avdullah Hotit.
Kabashi tutje u shpreh se Kurti së fundmi duket pak i strukur, gjersa shtoi se do t’i marrë me rezerva tani e tutje ato që thotë kreu i ekzekutivit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.