Edhe përkundër pritjeve që shumë shpejt Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ta zyrtarizojnë koalicionin, duket se këto dy parti i kanë ftohur mbrëmë shumë raportet mes vete.
Madje Isa Mustafa ka anuluar edhe takimin që pritej të ndodhte sot mes këtyre dy partive.
Sipas Drejtorit të Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ‘VV dhe LDK janë dy parti që kanë dallime të mëdha nga njëra – tjetra përveç orientimit ideologjik, edhe veprimtaria politike ne vend e tyre është e ndryshme’.
“LDK në kohen kur ka drejtuar qeverinë ka pasur një përvoje te sulmit opozitar te ashpër dhe te vazhdueshëm nga VV. Kjo ka bere, qe pavarësisht rrethanave imponuese politike ne vend për një koalicion qeveritar ne mes tyre, te mos ekzistoje mirëbesimi reciprok” shprehet Kabashi” tha në një prononcim për PORTALI.info, Kabashi.
Madje Kabashi thotë se është naive te pritet se një marrëveshje koalicioni ne mes tyre te arrihet lehtë. Ai madje thotë se arsye tjetër e kësaj krize është edhe fuqia e përafërt politike qe kane fituar këto parti ne zgjedhjet e 6 tetorit.
“Te dyja pretendojnë qe te marrin rol sa me te gjere ne udhëheqjen e institucioneve, qe mos dalin te shfrytëzuara. LDK nuk pranon qe te behet satelit i VV’së, dhe për te mos ndodhur kjo, atëherë po kërkon poste te rëndësishme si ai i Presidentit, qe do ta bënte faktor patejkalueshëm në skenën politike” shtoi Kabashi.
“Ne te kundërt, pavarësisht numrit te ministrive qe do ti merrte, nëse LDK nuk e merr Presidentin, atëherë roli i saj ne qeverisje do te mbetej komplet nen hijen e VV’së, e sidomos te liderit karizmatik te saj, Albin Kurti. Pra, LDK do të tentojë që ta mbrojë interesin e vet, dhe nëse VV nuk i plotëson kërkesat asaj, LDK më e gatshme do të jetë të shkojë ne opozitë, e edhe ta çoj vendin në zgjedhje, se sa të shndërrohet në një satelit të partisë se Kurtit” përfundoi Kabashi.
Si arsye për shtyrje të takimit, të paraparë për sot, po shihen deklaratat e dhëna mbrëmë në Pressing të Glauk Konjufcës së VV-së.
Konjufca tha se LDK-ja ka vënë disa kushte për marrëveshje, që në këtë fazë nuk do t’i pranojë partia e Kurtit. Ata thanë se nuk do të negociojnë as me pozitën e presidentit.
Pak orë më vonë pati përgjigje nga Lidhja Demokratike, që kërkoi nga VV të përmbahet nga deklaratat fyese.
Në këtë nuk u përjashtua as mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja