×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: LDK shpëton nëse tërhiqet Isa Mustafa

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 21:26

    Lidhja Demokratike e Kosovës mund të shpëtojë vetëm nëse tërhiqet kryetari rizgjedhur Isa Mustafa.


    Kështu ka deklaruar drejtori i Gazetes Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi në debatin Partitë dhe Zgjedhjet në RTV Dukagjini.

    “LDK mund të shpëtojë vetëm nëse tërhiqet Isa Mustafa. Ai i ka treguar këto shenja edhe sot kur deklaroi se nuk do të jetë kandidat për kryeministër”, tha Kabashi.

    Sipas tij, Isa Mustafa ka pasur frikë nga konkurrenca, duke mos lejuar Fatmir Sejdiun që t’i futet garës për të parin e partisë.

    “Sejdiu ka treguar shenja ofrimi me liderin e partisë Isa Mustafa. Fatmir Sejdiu ka treguar që ka qenë i vendosur për të kandiduar për kryetar të partisë, por nuk i është dhënë mundësia”, tha Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!