×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Në LDK po kërkohet kandidat konsensual për kryetar për t’i ikur përplasjeve në Kuvend

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 21:36

    Drejtori i Gazetes Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, duke folur për Kuvendin e 3 gushtit ku do të zgjedhet kryetari i LDK-së, ka thënë se kjo parti gjendet në një situatë ku kandidatë të fuqishëm të kësaj partie kanë shprehur interesim për të marrë drejtimin e partisë.


    Kabashi tha se z. Sejdiu në Prishtinë ka një numër të madh të delegatëve dhe në degë të tjera të Kosovës, si të Mitrovicës dhe Prizrenit, kurse dy nënkryetarët Veliu dhe Haziri kanë mbështetje në degët e tyre, por jo më gjërë.

    Sipas tij kjo gjendje ka bërë që në LDK të ketë një kompromis.

    “Ka divergjenca të mëdha dhe për ta mbrojtur LDK-në nga një përplasje shumë më të madhe që do të eskalonte në Kuvendin e Përgjithshëm po kërkohet një kandidat konsensual. Por si mund të kërkohet kandidat konsensual kur të gjithë pretendentët kanë vota të barabarta”, tha Kabashi, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se sipas burimeve në mbledhjen e Kryesisë ka pas një zë që të jetë kandidat Isa Mustafa, por është kundërshtuar nga Lutfi Haziri, i cili ka thënë se pa një kompromis për kandidatin për kryetar të partisë dhe kryeministër do t’i tërheq delegatët e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!