×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: “Non-paper-ët” janë matje pulsi, Kurti duhet të reagojë

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 23:21

    Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi duke folur për temën se çfarë fshihet pas non-paper-ëvë që janë publikuar ditëve të fundit që flasin për ndryshimin e kufijve, ka thënë se janë një matje e pulsit.


    Kabashi ka thënë se në publikim e tyre mund të ketë dorë edhe Serbia.

    “Unë vlerësoj se këto ‘non-paper’ janë një matje pulsi. Do të ketë edhe ‘non-paper’ të tjerë, sepse kemi hyrë në një fazë intensive të dialogut. Do të ketë edhe të tjerë dhe do të ketë edhe reagime siç pati sot nga ShBA e BE, reagoi presidentja, ambasadat dhe do të dikutohet deri të ambientohemi”, tha Kabashi, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që nuk ka thënë ende asnjë fjalë pas publikimit të ‘non-paper-ëve’.

    “Do të ketë reagime të ashpra sikur Kurti kur ishte në opozitë organizonte edhe protesta kurse sot nuk e dëgjojmë duke reaguar. Del një ‘non paper’ i tillë, i mëhershmi dhe as një deklaratë, asnjë intervistë s’e kemi parë. Vjen ministri i Jashtëm gjerman takohet me z.Kurti nuk ka as dalje në konferncë, lëshohet në deklaratë ku thuhet se u diskutua për cështje ekonomike e krejt në fund dialogu”, tha Kabashi.

    Sipas tij është mirë që të diskutohet në këto cështje.

    “Për herë të parë u fol pothuajse për Republikë dhe është shtet brenda shtetit të Kosovës, pak a shumë një Republika Serpska. Edhe Asoacacionit që është nënshkruar nga z. Isa Mustafa i është thënë si Republika Serpska, por kjo nuk është e vërtetë kurse kjo do e defunksionalizonte Kosovën”, tha Kabashi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!