×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: OVL-UÇK është e politizuar, kryesisht nga PDK-ja

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 22:43

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se Organizatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë bëtë sa duhet për ta kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.


    “Nuk janë të pa faj as përfaqësuesit e veteranëve pasi që ka qenë një protestë minore mundet me u quajt, krahasuar me fuqinë që këta e kanë për ta kundërshtuar Gjykatën Speciale. Kanë qenë lidershipi i OVL që i kemi parë në seancën e Kuvendit që kanë bërë protestë por ka qenë numër i vogël i veteranëve që kanë bërë protesta në rrugë. Kjo është bërë sepse veteranët janë politizuar duke qenë anëtarë të partive politike e kryesisht të PDK e cila ka bërë presion që të votohet Specialja”, ka thënë ai.

    Kabashi është shprehur se do të duhej që veteranët të organizonin protesta më të mëdha në rrugë dhe t’u bënin presion partive politike që mos ta themelonin atë gjykatë.

    “Veteranët është dashur të bënin presion më të madh dhe edhe politikanët do të arsyetoheshin tek ndërkombëtarët.  Nëse do të shihej se është kauzë me gjithë mend ndoshta Gjykata Speciale nuk do të votohej në Kuvend”, tha Kabashi.

    Ndërkohë, ai ka shtuar se subjektet politike në Kosovë kanë bërë dhe po bëjnë politikë me Gjykatën Speciale dhe veteranët e luftës.

    “Këta është dashur t’i bëjnë presion partive politike që e kanë krijuar Gjykatën Speciale. Edhe LVV sikur PDK dhe partitë e tjera ka bërë politikë me Gjykatën Sociale. Pse VV nuk ka dalë kundër kur është dashur të zhbëhet kjo gjykatë.  Të gjitha partitë kanë bërë politikë me Gjykatën Speciale dhe veteranët e luftës”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

    Ai ka thënë se gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës janë veteranë.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/355537272256515

    Kabashi ka thënë se institucionet e Kosovës është dashur të merren më shumë me trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

    Kabashi është shprehur se Serbia ka investuar për krijimin gjykatën Speciale.

    “Serbia ka investuar në krijimin e Speciales.  Serbia e ka humbur Kosovën duke kryer krime të rënda dhe është bombarduar për 78 ditë resh. Por pas luftës është munduar që shqiptarët t’i paraqesë si kriminel të paktën të ,mundohet t’i barazojë”, është shprehur ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!