×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi për Euronews: Kurti është i interesuar vetëm për fuqi të madhe në Qeveri, ose të shkohet zgjedhje të reja

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 15:48

    Gazetari Bekim Kabashi dhe analisti, Tomë Gashi, kanë folur në një lidhje direkte me “Skype” për Ilva Now në Euronews Albania.


    Derisa kanë komentuar zhvillimet që po ndodhin aktualisht në politikën kosovare, drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se tek gjendja aktuale ka ardhur shkaku i veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur konkret rastin e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit, pa marrëveshje paraprake me LDK-në.

    “Ne kemi ardhur në këtë pikë si shkak i veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët ka qenë që LDK-ja ka kërkuar kryetarin e Kuvendit, që është një post simbolik, thjesht spiker pa naj fuqi politike, sidomos krahasuar me kryeministrin. Ka kërkuar pesë ministri, gjysmën e kabinetit, por me kushtin që kur të marrë postin e Presidentit, ta kthejë njërën ministër dhe Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë gjashtë ministri. D.m.th. është kërkuar një partneritet mirëbesimi të të dy palëve, dhe jo LVV-ja ta shfrytëzojë LDK-në vetëm si partner që arrinë t’ia sigurojë votat që ta bëjë Qeverinë Kurti”, ka thënë Kabashi për ‘Euronews Albania’.

    “Ne kemi parë, në të kaluarën, ose tani që Kryeministër është Haradinaj i cili ka vetëm dy ministri. Dhe fuqia e kryeministrit në atë që ja jep kushtetuta është e madhe. Në këtë rast, Kurti do të kishte një fuqi shumë të madhe në vend. Nëse LDK-ja nuk e merr as Kryetarin e Kuvendit as presidentin, por i ka vetëm, p.sh. gjashtë ministri, LDK-ja do të shihej vetëm si ndihmese e Vetëvendosjes por jo si partner real, aq më tepër kur kemi një rezultat të ngushtë të zgjedhjeve”, shton ai.

    Megjithatë, sipas Bekim Kabashit, Vetëvendosje e Albin Kurtit më shumë sesa marrëveshje me LDK-në është e interesuar të shkohet në zgjedhje të reja, pasi u beson sondazheve.

    “Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për marrëveshje, duket se ajo shumë më e interesuar që të shkohet në zgjedhje. Pasi siç po i shohim edhe zyrtarët e lartë të LVV-së, edhe sot në ditën kur është pritur të ketë marrëveshje, i kem parë me deklarata për media duke thënë se për ta më e pëlqyeshme do të ishte të shkohej në zgjedhje pasi sondazhet i nxjerrin në dyfishim të rezultateve”, tha drejtori i “Reporteri.net”, për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!