×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Pse njerëzit e LDK-së t’i bashkohen Vjosa Osmanit, kur iniciativa e saj mund të shuhet pas një muaji

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 19:26

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe analisti politik, Bekim Kabashi e ka komentuar kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës. Kabashi ka pyetur se pse njerëzit e LDK-së, t’i bashkohen iniciativës së saj kur ajo mund të shuhet pas një muaji. Sipas tij, nëse Osmani bëhet presidente ajo nuk mund të jetë më lidere e ndonjë subjekti politik.


    Ai ka verësuar se shkuarja e Osmanin në VV për tu bërë presiente nuk ka të bëjë asgjë me ndryshimin e qeverisjes.

    “Kam qenë pro një liste të përbashkët zgjedhore në mes të Kurtit e Osmanit, për arsyen se ata para se të ndaleshin te ndasitë, do duhej t’i gjenin pikat që i bashkojnë, për të arritur qëllimin që na kanë thënë se e kanë synim: ndryshimin qeverisës 20-vjeçar me doza jo të vogla korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi etj. Por, shkuarja te VV për për t’u bërë presidente, nuk ka të bëjë me ndryshimin e qeverisjes. Pse do të duhej njerëzit e LDK’së t’i bashkoheshin Vjosa Osmanit në iniciativën e saj politike, kur ajo po themelohet për t’u shuar pas një muaji, ose të shkrihet në VV”, ka shkruar Kabashi.

    Ai ka thënë se ku do të mbesin njerëzit e LDK-së që i bashkohen asaj nëse Osmani bëhet presidente e vendit.

    “Nëse Osmani bëhet presidente, ajo më nuk do të mundet të jetë lidere e subjektit politik. E ku do të mbesin pastaj ata që dalin nga LDK për të themeluar iniciativën e re politike. Apo ata do të duhet shkojnë t’i bashkohen VV’së, vetëm sa për ta bërë Osmanin presidente. Bashkimi me Kurtin, do të kishte kuptim, nëse pas këtyre zgjedhjeve, Osmani do të bashkëqeveriste me VV’në, por përmes partisë së saj, qoftë me një parti të re, apo kthimit në LDK si lidere e saj. Kjo, duke qenë bashkë në koalicion, apo nëse është nevoja edhe jashtë tij, për t’u kujdesur që qeveria Kurti, të ndjekë rrugën për të cilën janë pajtuar që të jenë bashkë”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!