×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi Ramaj: Kosova s’ka sistem të menaxhimit të emergjencave civile, po shkaktohen dëme serioze tek qytetarët

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 12:04

    Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi Ramaj, ka thënë se Kosova ende nuk ka sistem efikas të menaxhimit të emergjencave civile.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kabashi Ramaj ka thënë se në situatën në të cilën jemi, nuk është për t’u habitur që merren vendime të momentit lidhur me masat anti-COVID, duke thënë se kjo është fatkeqësia më e madhe sepse po shkaktohet dëm serioz dhe afatgjatë tek qytetarët në rrezikim të shëndetit dhe shkollimit, shkruan Reporteri.net.

    “Ne situaten ku jemi, nuk eshte per tu habite qe merren vendime te momentit mbi masat kundër COVID, apo edhe se si do filloj viti i ri shkollor. Keto vendime janë te veshtira, sepse ju mungon thelbesisht nje plan i mirefillte qe eshte i bazuar ne përgatitje adekuate e informata konkrete, por gjithashtu janë vendime te “lehta”, sepse janë “vendime te momentit”/”haphazard” per te “kontrollu demet”/”damage control”. Dhe kjo eshte fatkeqësia me e madhe ne kete mes, demi serioz dhe afatgjate qe po i shkaktohet qytetareve tanë, duke ju rreziku shëndetin dhe diturinë, dy komponentat kyce dhe me bazike njerezore. “, ka shkruar ajo.

    Sipas saj, sistemi i menaxhimit të emergjencave civile është një sistem kompleks dhe shumë i gjerë dhe kërkon punë për t’u ndërtuar siç duhet.

    “Siguria sot nuk ngjane me sigurine e dekades se kaluar. Siguria sot eshte shume me komplekse dhe me e gjere, dhe per kete arsye, adresimi i sigurise humane, ne fakt eshte adresim i sigurise kombetare ne aspektin afatgjate.”, ka deklaruar tutje ekspertja e sigurisë..

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Ne situaten ku jemi, nuk eshte per tu habite qe merren vendime te momentit mbi masat kundër COVID, apo edhe se si do filloj viti i ri shkollor. Keto vendime janë te veshtira, sepse ju mungon thelbesisht nje plan i mirefillte qe eshte i bazuar ne përgatitje adekuate e informata konkrete, por gjithashtu janë vendime te “lehta”, sepse janë “vendime te momentit”/”haphazard” per te “kontrollu demet”/”damage control”. Dhe kjo eshte fatkeqësia me e madhe ne kete mes, demi serioz dhe afatgjate qe po i shkaktohet qytetareve tanë, duke ju rreziku shëndetin dhe diturinë, dy komponentat kyce dhe me bazike njerezore.

    Eshte joreale me prite qe pergjigja ndaj nje kercenimi kaq serioz per shendetin e qytetareve, ne mase, me qene efektive, ne kontekstin ku jetojme.

    Si parim, per te ju pergjigje ne menyre efikase cfaredo emergjence civile, e per te pase mundesi rekuperimi efikas, duhet qe paraprakisht t’i menaxhosh fazat qe i paraprijne pergjigjes ndaj nje emergjence (prandalimi, zbutja/”mitigation”, pergatitja).

    Kosova ende nuk ka sistem efikas te menaxhimit te emergjencave civile, per te mos thene qe nuk ka fare, per hir te akteve vetemohuese te shume pjesetareve te institucioneve qe reagojne ne raste emergjente, pa u kursyer.

    Sistemi i menaxhimit te emergjencave eshte nje sistem kompleks dhe shume i gjere, prandaj kerkon pune per tu ndertu si duhet. Por, gjtihashtu eshte vetem nje hallke ne zingjirin ende me kompleks te sistemit te sigurise, sistem ende i pa konsoliduar ne Republiken e Kosoves. E kjo na sjelle te nje problem kyc, fakti qe siguria nuk eshte mjaft larte ne prioritetet e qeverise, sa per t’u shiku me seriozitetin qe e meriton.

    Siguria sot nuk ngjane me sigurine e dekades se kaluar. Siguria sot eshte shume me komplekse dhe me e gjere, dhe per kete arsye, adresimi i sigurise humane, ne fakt eshte adresim i sigurise kombetare ne aspektin afatgjate.

    Mungesa e largepamesise, fatekeqesisht, do te na sjelle gjithnje ne situate te perseritura e tragjike, ku institucionet tona mbesin duke reagu ndaj fatkeqesive, ne pamundesi per te ju parapri apo parandalu apo se paku minimizu demin.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!