×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Takimi i Washingtonit nuk mund të përfundojë pa marrëveshje, do të kërkohet edhe njohja e Kosovës nga Serbia

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 21:49

    Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi, ka thënë se administrata Presidentit Trump nuk do të lejojë që takimi i Washingtonit të përfundojë pa ndonjë marrëveshje, meqë sipas tij ky do të ishte dështim i vet presidenti Donald Trump i cili tashmë është në fushatë elektorale.


    Gazetari dhe analisti politik, Bekim Kabashi, në ‘Debat Plus’ ka thënë se strategjia amerikanë është që marrëveshja finale të arrihet nëpërmjet marrëveshjeve ekonomike.

    Kabashi ka thënë se SHBA është sponsori kryesor i shtetit të Kosovës dhe herët ose vonë do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Madje, sipas tij kjo as nuk është diçka e re.

    “Edhe në këta rast nëse e shikojmë retorikën e Serbisë është pak kontradiktore ose për konsum të brendshëm pasi që Serbia në ketë rast asaj i kërkohet të heq dorë nga Kosova ose e drejta e saj e pretenduar për ta konsideruar Kosovën pjesë të saj siç vazhdon ta konsiderojë. Presidenti serb po komunikon me publikun serb duke i çuar në nivel të lartë kërkesat amerikane të cilat po kontestohen nga pala amerikane pavarësisht se kërkesa për njohje nga ana e SHBA nuk është diçka e re. Amerika është sponsori kryesor i këtij shteti dhe është e qartë që kërkesa e SHBA nëse jo në këtë takim në takimin e radhës është për ta njohur pavarësinë e Kosovës sepse nuk ka finale tjetër”, tha Kabashi.

    Ai duke folur për investimet e mundshme miliardhëshe nga SHBA ka thënë se askush nuk do t’i refuzonte investimet amerikane por nuk do të duhej të shihej se oferta amerikane është pa ndonjë kushtëzim.

    “Amerikanët do të ofrojnë ndoshta edhe miliarda por sigurisht do t’i kushtëzojnë me marrëveshje politike në ndonjë fazë. Nëse Kosova dhe Serbia nuk ka gatishmëri të arrijnë një marrëveshje meqë problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është krejtësisht politik atëherë nuk do t’i marrin as miliardat e premtuara. Kjo është strategji e administratës amerikane që problemet t’i zgjidh përmes formës ekonomike”, shtoi ai në TV Dukagjini.

    Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi ka komentuar edhe deklaratat e sotme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    “Nëse i referohemi deklaratës z. Kurti është retorikë opozitare bile nuk është aspak e re ka konsistencë në këtë retorikë sa i përket kundërshtimin e negociatave qofshin në Bruksel a Washington ne shpresojmë se kjo konsistencë nga vitit 1999 dhe në vazhdimësi. Ne shpresojmë se kjo konsistencë e z. Kurti të dalë edhe sa i përket rezultatit të dialogut që po zhvillohet në Washington. Sa herë z. Kurti ka kundërshtuar, ka paraparë projekte, e Kosovës nuk i kanë rezultuar të tilla, nuk do të thotë se nuk do të ja qëlloj por shpresojmë se do ta vazhdojë atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, është shprehur Kabashi.

    Gazetari Kabashi gjithashtu ka folur edhe për kritikat që po i bëhen kryeministrit Hoti për mungesë përvojë në dialog.

    “Sa i përket përvojës së z. Hotit është relevante por në këtë rast nuk duhet t’i jepet theksi pasi që ekipi kryesor përfaqësohet edhe nga njerëz me përvojë. Ky është kryeministri i Kosovës dhe nuk duhet të pretendohet se ai nuk ka përvojë në dialog dhe ai të mos shkojë atje. Pajtohem se nuk duhet bazuar rezultati, suksesi ose disfata te një individ. Po flasim për SHBA dhe aty e kemi shpresën. Sa herë Kosova ka qenë e mbështetur nga SHBA pa marrë parasysh nag kush është përfaqësuar çdoherë ka dalë fitimtare”, tha ai.

    “Ka pesimizëm dhe dyshime. Unë shpresoj se administrata Trump nuk do ta lejojë Kosovën dhe Serbinë të dalë pa ndonjë marrëveshje. Nëse nuk është e mundshme të arrihet maksimumi administrata amerikane nuk do të lejojë pa asnjë marrëveshje sepse do të ishte dështim për presidentin Trump i cili është në fushatë elektorale”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!