×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Vendin mund ta çojë në zgjedhje çështja e Presidentit të ri, jo pakënaqësitë e Haradinajt

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 23:34

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ka thënë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje vetëm për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Ai ka vlerësuar se pakënaqësitë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do ta çojnë vendin në zgjedhje, sepse LDK është e interesuar që të qëndrojë në pushtet deri në përmbylljen e e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Këto deklarata Kabashi i bëri të martën në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

    “E gjitha varet se a do të gjendet formula e zgjedhjes së presidentit me këto vota që janë aktualisht. Nëse nuk gjendet atëherë shkojmë në zgjedhje. Nuk pres që të shkojmë në zgjedhje lidhur me pakënaqësitë e Ramush Haradinajt”, tha Kabashi.

    Kabashi është shprehur se Isa Musatafa dhe Avdullah Hoti do të ja plotësojnë kërkesat e Haradinajt dhe nuk do të rrezikojnë prishjen e koalicionit.

    “Jemi në fazën kur AAK e ka nxjerr emrin e presidentit dhe ka thënë se veç tij se voton askënd tjetër për president. Por ende nuk jemi në këtë fazë sepse nuk dihet ende a do të ndodhë në fund të tetorit apo do të shkojë deri në fund të shkurtit. Po flasim për rrugën e parë për mospajtimet e AAK në raport me për formën se si kryeministri Hoti po e drejton dialogun edhe mosdhënia mjaftueshëm hapësirë AAK-së në këto negociata. Por faktor është LDK. Unë besoj që Mustafa dhe Hoti do të japin AAK-së sepse sepse atyre u intereson të shkohet deri në fazën kur të përmbyllen negociatat me Serbinë, arritja e marrëveshjes. Kjo i intereson LDK-së.Por, LDK e Isa Mustafës edhe e Hotit ka me punu që ta cojë qeverisjen deri në përmbyllje të dialogut dhe të thoshte se kanë arritur sukses të madh dhe ta përdorte si kartë në zgjedhjet e ardhshme por edhe fuqizimin e njerëzve përbrenda LDK. Nëse vazhdon presioni i Haradinajt për përfshirjen e përfaqësuesve të tij në dialog Avdullah Hoti do të ia ofrojë këtë mundësi duke mos lejuar që të prishet qeveria për këtë gjë”, konstatoi Kabashi.

    Ndërkohë ai thotë se ende nuk dihet se kur do të ballafaqohemi me çështjen e zgjidhjes së presidentit. Sipas tij njëra është nëse këtë vit Specialja ngrit aktakuzë ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe mundësia tjetër është përfundimi i mandatit të presidentit.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/939730439844065

    “Kemi edhe çështjen e presidentit që nuk e dimë kur do të a paraqitet si nevojë, a do të na paraqitet këtë vit me ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Thaci apo gjatë vititi të ardhshëm. Në këtë rast nuk ka dorë LDK pasi që varet edhe prej partive opozitare, këtë rast prej PDK. Haradinaj nuk do të duhet t’i kërkonte LDK të bëhet president po të dilte jashtë koalicionit qeverisës të PDK ose VV të kërkonte votat e nevojshme. LDK nuk ka ambicie për president, do të mjaftohet më postin e Kryeministrit. I takon partive të tjera. LDK do të bëjë përpjeke t’I gjejë partnerët për zgjedhjen e presidentit por nuk është në dorën e saj pasi që kandidati për rpesident do të duhej të ishte ose nga PDK-ja, osë nga AAK-ja ose VV. Nga VV nuk pritet partneritet për zgjedhjen e presidentit sepse kërkojnë zgjedhje meqë sondazhet e nxjerrin si partia më e përkrahur edhe pas zgjedhjeve të fundit”, shtoi drejtori i Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!