×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Vjosa dhe Lista e saj të garojnë bashkë me Vetëvendosjen, ashtu sigurojnë edhe ulëset në Kuvend

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 20:53

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se koha e shkurtër deri në datën e zgjedhjeve që është 14 shkurti nuk paraqet ndonjë hendikep për Vjosa Osmanin dhe iniciativën e saj. Ai ka thënë se futja e iniciativës së Vjosa Osmanit në parlament është më e sigurt nëse ajo i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvendosje.


    Kabashi i ftuar në “Prime Time” të Kanal 10, ka thënë se Osmani e ka mundësinë që përmes listës së VV-së të ketë deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës.

    “Zonja Osmani me iniciativën e saj nuk është në ditën kur Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin. Ajo i ka filluar përgatitjet. Mendoj që Vjosa Osmani do të ketë kohë të konsolidojë iniciativën e saj, edhe zgjatja e kohës mund ta aktivizonte LDK për ta penguar, nuk e shoh hendikep të madh kohën e shkurtër. Nuk është pritur që Vjosa të shtrijë degët në tërë Kosovën, kjo është një frymë që ajo po përpiqet ta shfrytëzojë. Do të jetë më e sigurtë nëse hyn në listën e VV, sepse dihet pragu është shumë i lartë. Në këtë rast zonja Osmani e ka mundësinë që përmes VV ta konsolidojë dhe të ketë një ekip të deputetëve ose pastaj edhe në qeveri. Nuk mendoj se koha e shkurtër është hendikep madh”, ka thënë Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!