Deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, se Presidenca e BiH më në fund ka marrë vendim për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, u demantua nga kabineti i Zeljko Komsiq.
Komsiq ka thënë se nuk ka pasur vendim të tillë, transmeton Reporteri.
“Nuk ka vendim. Nëse ka, le ta tregojë Dodik. Ai nuk do ta tregojë sepse nuk e ka”, kanë thënë për portalin kroat Klix.ba nga kabineti i anëtarit të Presidencës së BiH, Zeljko Komsiq.
“Ju kujtojmë se në konferencën e sotme për shtyp të Milorad Dodik, pas seancës së sotme të Presidencës, u tha për vendimin që vendi ynë refuzon të njohë Kosovën, dhe Dodik paraqiti anën e tij të historisë se si u mor ai vendim”, thuhet në reagim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.