×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabineti i presidentit të Serbisë: Grenell në konsultim me Vuçiqin vendosi të shtyjë takimin

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 18:16

    Për anulimin e takimit mes delegacionit të Kosovës e Serbisë, në Uashington pas zhvillimeve të fundit në Kosovës, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka diskutuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Nga kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë njoftuar se janë konsultuar me Grenellin për shtyerjen e takimit, transmeton Reporteri.

    “Në konsultim me presidentin Vuçiq, Grenell, pas anulimit nga ana e shqiptarëve, ka vendosur të shtyjë takimin”, kanë thënë shkurt nga kabineti i Vuçiq për Tanjugun serb.

    Kujtojmë se Grenell pak më parë, ka shkruar në Twitter se e respekton vendimin e kryeministrit Hoti për të mos  marrë pjesë në takimin e së shtunës. Grenell ka thënë se do të punojnë për një takim të ri, që sipas tij do të jetë shumë shpejt. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!