Kryeministri Albin Kurti i ka emëruar Agon Hamzën dhe Jeton Zulfën këshilltarë politikë të tij.
Sic njofton Zyra e Kryeministrit, Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.
Ndërkaq në njoftimin për këshilltarit tjetër të emëruar thuhet se mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi.
“Zulfaj është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm. Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion”, thuhet në njoftim.
Kurti deri tash i ka emëruar rreth dhjetë këshilltarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.