×
  • Lajme
  • Lajme

    Kacafytje në degën e VV-së në Prizren, aktivisti akuzon se u kap për fyti

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 22:03

    Dega e Vetëvendosjes në Prizren pasi humbi qeverisjen në këtë qytet siç duket po përballet me probleme.

    Një nga aktivistët e VV-së në këtë qytet Albion Kryeziu përmes një postimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij për problemet që po ndodhin në pikën në Ortakoll.

    Ai ka treguar se është penguar nga ish sekretari i qendrës, Karanfil Haxhillari,, dhe siç thotë për me tepër është sulmuar fizikisht dhe kapur për fyti, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Si Aktivist që kam kontribuar në Levizjen VETËVENDOSJE, për më shumë se pesë vjet, besoj që e gëzoj të drejtën e plotë ti shpreh pakënaqësitë e mija në lidhje me këtë strukturë. Pikërisht për këtë arsyje sonte doja të ta shrytëzoj këtë të në mbledhjen e ristrukturimit së pikës se Ortakoll.

    Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!

    Përmes këti postimi kërkoj nga komisjoni displinor i Lëvizjes që të merret me rastin e të mos lejoj gjërat të tilla këtyre individëve që sjelljen si bandita dhe jan arsyjet e humpjes së Prizrenit në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!