Donika Kadaj Bujupi së fundmi ka folur për ardhjen e Goran Bregoviqit në Korçë.
Ish deputetja, e ftuar në emisionin “Natë vere” ka thënë se një person i tillë nuk ka se çfarë kërkon në Shqipëri.
“Në parim mendoj se kultura, arti, muzika nuk njeh kufi dhe sa më shumë që bashkëpunojmë, e na jepet mundësia me taku kultura të reja, d.m.th do të bëhemi më të mirë, se nëse izolohemi racizmi do të rritet. Në rastin konkret personi në fjalë ka promovuar politikë fashiste, ai nuk e ka vendin në Shqiperi pasi artistët duhet të promovojnë paqe e jo ‘kallasha’ e krime. D.m.th figura e tij është e papranueshme. S’ka çka lypë në Shqipëri, por reagimi nga populli është ekstrem. Nuk kemi pse prishemi me Shqipërinë se dikush ka ftuar Bregoviqin” tha ajo.
Kujtojmë se Bregoviq do të performojë më 22 gusht, në natën finale të Festë së Birrës në Korçë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.