×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë e forcave ajrore amerikane, në ceremoni merr pjesë edhe Kamala Harris

    Reporteri
    31 Maj 2024 | 13:43

    Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Albin Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.

    Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harriz.

    “Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, thuhet në njoftim.

    Më tej, bëhet e ditur se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër viteve të studimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!