×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli bën homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 10:36

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e legjislativit.


    Më pas Veseli është nënshkruarar edhe në librin e zisë.

    Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.Prej orës 10:00 deri në ora 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit, ndërsa prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

    Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë, pranë veprimtarit Adem Demaçit.Qeveria pati miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve, para festës së 28 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!