×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli drejton kombajnën për mbledhjen e bereqetit në arat e Lipjanit

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 18:04

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka qëndruar në Lipjan ku ka takuar bujqit e kësaj ane që filluan me korrje-shirjet.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që ky vit të jetë i begatshëm për të gjithë bujqit e Kosovës, ndërsa i ka ftuar qytetarët e vendit tonë që t’i konsumojnë sa më shumë prodhimet vendore, shkruan Reporteri.net.

    Në Lipjan sot takova bujqit e vyeshëm që filluan me korrje-shirjet. Kosova jonë është e bekuar me tokën dhe të mirat e saj.

    Postimi i tij:

    Fermerët tanë jo vetëm që meritojnë mbështetjen e pakursyer të institucioneve, por edhe admirimin dhe respektin tonë më të lartë, sepse edhe në kohë të vështira pandemie po na furnizojnë me prodhimet e nevojshme.

    Uroj nga zemra që ky vit të jetë i begatshëm për të gjithë bujqit e Kosovës, ndërsa ftoj qytetarët e vendit tonë që t’i konsumojnë sa më shumë prodhimet vendore.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1641117509396782

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!