×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli e Rexhep Selimi brenda zyreve të EULEX-it

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 11:02

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, aktualisht ndodhen brenda zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.


    Veseli para pak minutash konfirmoi se Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj tij.

    Kreu i PDK-së ka treguar respekt për Specialen duke thënë se e vlerëson se i dërguan ftesë dhe nuk e arrestuan.

    “E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për tu paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes”, ka thënë Veseli.

    Në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë po qëndron edhe Rexhep Selimi, i cili dje konfirmoi se i është ngritur aktakuza nga Specialja.

    Selimi tha sot në mëngjes pasi bëri homazhe te varri i Astrit Deharit se do të flasë në Hagë pasi atje i shkon zëri më shumë.

    Kujtojmë se dje u arrestua ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi, pasi u bastis shtëpia e tij në Prishtinë dhe ajo në fshatin e lindjen në Negroc të Drenasit për më shumë se 9 orë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!