×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli flet për takimin me Palmer

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 18:08

    Kryetari i PDK-së, njëherësh Kadri Veseli, ka konfirmuar se sot ka zhvilluar një takim me zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer.


    Veseli, gjatë takimit me strukturat e reja të PDK-së në Ferizaj, tha se ka marrë zotim nga Palmer se SHBA do jenë përkrahëse  e vazhdueshme e Kosovës.

    “E takova z. Palmer. Ka një zotim të SHBA-ve, kanë qenë me ne, do jenë edhe më të fuqishëm me Kosovën, duhet të jemi krenar dhe falënderues. Faleminderit SHBA-së dhe sakrificës sonë, dhe repsket e përulje mijëra e mijëra dëshmorëve që kanë rënë në altarin e lirisë”, tha Veseli, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ishte media e parë që raporto se zyrtari amerikan Palmer ka bërë bashkë krerët e koalicionit dhe opozitës si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve me qëllim të diskutimit për gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Palmer i mbledh në ambasadë Haradinajn, Veselin, Kurtin, Ahmetin, Veliun dhe serbët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!