Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veseli, një prej veprimtarëve të hershëm për liri e pavarësi dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sabiti është djali i axhës së Kadri Veselit.
“Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.