×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në Prizren: Pres që nesër Kuvendi ta voton Tribunalin për krimet serbe

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 17:54

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë një takimi me strukturat e partisë në Prizren ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Tribunalit ndërkombëtarë për krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit.


    Ai ka thënë se do të punoi fort që Tribunali të ndodh dhe kriminelët serb ta marrin dënimin e merituar.

    “Pres që nesër Kuvendi ta nderon vetvetën me votimin e këtij Tribunali. Ne nuk do te harrojmë të kaluarën, ndërsa falja është goxha e vështirë në rastet e tilla”, ka deklaruar Veseli gjatë tubimit në Prizren, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se duhet bërë çmos të arrihet paqja me Serbinë dhe se marrëveshja finale është e rëndësishme në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ballafaqohen me luftë.

    Ai ka kërkuar nga partitë politike t’i lënë anash inatet dhe së bashku të punojnë për të ardhmen e shtetit.

    “Duhet të lëmë anash ndasitë politike dhe të pozicionohemi drejt një shteti që fëmijët tonë duan të jetojnë. Duhet ta ndërtojmë një Kosovë perëndimore, një shtet të ndërtuar ekonomikisht”, ka deklaruar Veseli.

    Kujtojmë se më 20 maj u mbajt seanca pë Tribunalin por nuk u arrit një marrëveshje për themelimin e tij pasi dy partitë kryesore LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje braktisën seancën plenare.

    Deputetët e dy partive opozitare thanë se kjo është “një tallje me qytetarët, pasi që një tribunal i tillë mund të krijohet vetëm nga Kombet e Bashkuara”.

    Ndryshe Kuvendi nesër do të mbajë seancë plenare në ora 10:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!