×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: PDK do ta mbështet shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:25

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij do ta mbështetë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavrirusit.


    Ai ka kritikuar qeverinë aktuale se nuk ka marrë masa të mjaftueshme.

    “Masat që ka marrë qeveria nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe jemi të shqetësuar me rolin e qeverisë në tërë këtë situatë, sepse me nënvlerësimin mund ta përkeqësoj gjendjen për qytetarët tanë”, tha Veseli, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se moskontrolli i qytetarëve që vijnë nga vendet e prekura me COVID 19, është gabim fatal dhe se mosvendosja e tyre në karantinë përbën rrezik për qytetarët.
    Veslei tha se qeveria po i lë pa përkrahje bizneset. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!