Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga përfaqësuesit e Kryesisë Qendrore, në vazhdën e takimeve me strukturat e partisë nëpër vend, dje ka takuar strukturat në Gjakovë dhe Deçan.
Edhe në këtë takim, Veseli ka folur për aktualitetin politik në vend dhe sfidat tjera shtetërore, siç është situata e rëndë me pandeminë.
Ai ka thënë se partia e tij është e përkushtuar që të vazhdojë reformat brenda partisë dhe të mobilizojë të gjitha strukturat në nivel vendi.
Sikur në takimet e tjera, Veseli përsëriti qëndrimin e PDK-së karshi interesave shtetërore. Ai tha se PDK asnjëherë nuk do të vë interesin e saj personale para nevojave të shtetit të Kosovës.
Kryetarët e Degëve të Gjakovës dhe Deçanit, Hajdar Beqa dhe Bujar Kukleci, falënderuan Kryetarin Veseli dhe Kryesinë Qëndrore për koordinimin e vazhdueshëm me strukturat në mënyrë të rregullt dhe dinamikën e re që i kanë dhënë mobilizimit të partisë.
Ata ritheksuan se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë një forcë politike efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër qytetarin dhe interesin e shtetit të Kosovës.
https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3286301664749190?__xts__%5B0%5D=68.ARD7c3tAi-SLeXCTbuseZAUHnnRxrpbA38H2gUzfReRQENEON8aoqQrm1b8Qk-BufDfmpCkouaQj04xc8QbRYZUo8QXZuEBKR4tmcb810I99mNAChc6ba0AoNOFocRNsspVVtJIs0d4UeMSJEdZZa73LOswHvfmOsB0lrfzhenV5UVFR0cvRNmvBDJUR8zzm9kLHlT3i15MiTVZ7u4zsWo8BJiHXfGO0rardFZk2b9A6U0oAIzdDUYYcCnkR3lkq6N_LZcvfmLb_lcVZHzDr5lLKvxHYaejjl7WZhJ1k-pfb35MdCI8do3LeDAa3koGRuTRc_mOhlm56qvWmSMW_ThRjmvOErbnskq7c-5CCozQT0mBPYN1gW4Y&__tn__=-R