Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të dalë sot para Gjykatës Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte.
Seanca publike është caktuar që të nisë në orën 15:00. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Veselit para Dhomave të Specializuara.
“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.
Kujtojmë se dje para Speciales dolën edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të cilët u deklaruan jo fajtorë për krimet e luftës.
Para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.