Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sonte ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini.
Në këtë emision, Veseli ka shpalosur si rrallë më parë detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.
Gjatë kohës sa ishte i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ka thënë se kishte lëvizur shumë nëpër tërë Kosovën për të mos rënë në duart e Serbisë.
Ai ka rrëfyer se gjatë vitit 1996 ka qëndruar shumë në Jabllanicë, konkretisht në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt, nëna e të cilit, pra gjyshja e Ramush Haradinajt ishte kujdesur shumë për të.
“Kam qenë duke qëndruar në vitin 1996 në Jabllanicë, në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt. Aty për neve është kujdesur shumë, si me na pas fmi të vet, Nëna Azë, nëna e Lahisë, gjyshja e Ramushit. Lahija me ka lënë nofkën Luli, që sot edhe gruaja ime me thërret”, ka thënë Kadri Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.