×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli uron nxënësit për ditën e parë të shkollës: Urim i veçantë për ata që ulen për herë të parë në banka

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 8:56

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u uron të gjithë nxënësve në Kosovë ditën e parë të shkollës.


    Veseli tha se shpreson që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ata.

    “Me këtë fotografi nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta! Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës, duke nisur kështu një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë”.

    “Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit”.

    “Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre! I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!