×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e AAK-së

    Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 17:58

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në kuvend, ka ‘’qartësuar shumë gjëra’’.

    Ajo ka thënë edhe se VV-ja në mënyrë arbitrare ka ndryshuar mënyrën e votimit për të parin e kuvendit.

    ‘‘Ka qenë një e arritur që gjykata veç e ka pranu lëndën, mirë se ka qartësuar shumë gjëra, së paku disa gjëra janë qartësuar. Ne e kemi konsideruara që kjo është antikushtetuese, sepse në raste të tilla për ndryshimin e formës së votimit kërkohet një konsensus. Përgjigja e saktë këtu nuk ka qenë më thënë të drejtën, sepse nuk përcaktohet në Kushtetuese forma e votimit, sepse lejohet forma e hapur dhe e mbyllur. Është hera e parë që u tentua nga VV-ja që me ndryshu këtë praktikë të votimit. Në mënyrë arbitrare, është ndryshuar forma e votimit, VV-ja e ka shfrytëzua Deharin që i takon me i udhëheq seancat deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit’’, ka thënë ajo në T7.

    Tutje, ajo bëri të ditur se në takimin konsultativ me përfaqësuesit e partive politike sot, e kanë qartësuar se duhet të kalohet të votimi i hapur.

    ‘‘Është e qartësuar saktë të përdorën praktikat e mëhershme, praktikat e mëhershme janë praktikat ku kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të hapur. Pikërisht ne sot, mos me vazhdua seanca e njëjtë, ne kemi iniciator kemi kërkuar nga Dehari, me partitë politike, e pranoj dhe me pas ndodhi. Ne e qartësuam saktë se duhet të kalojmë në votim të hapur’’, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!